Arsimi, ofrimi, përfitimi dhe diskurset rreth tij

Arsimi në Shqipëri është shumë dinamik në problematikën e tij dhe kjo vjen kryesisht për shkak të konfliktit që ka midis dëshirës së madhe të prindërve dhe fëmijëve për të qenë të arsimuar/diplomuar me çdo kusht dhe lëkundjes së imazhit mbi arsimin që kanë sot shtresa dhe breza të ndryshëm në vend. Sa i përket privatizimit, është e dhimbshme të mendosh se sa shpejt e gllabëruan më të shkathtit idenë për t’iu përgjigjur kësaj dëshire të madhe duke i ofruar në këmbim arsim me pagesë. Por, a jemi të qetë po të mendojmë se po shndërrohemi në një shoqëri që mbledh para prej fëmijëve? C’lloj arsimi duam të promovojmë me gjithë këtë numër të lartë institucionesh private, që nga çerdhet e deri tek dhomat ku prodhohen doktorë shkencash?….

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Scroll to Top