Arti i hajdutit ne Shqiperi

Ne shume raste ne biseda te ndryshme me autoritetet e huaja ketu, intervista me ambasadoret e akredituar dhe te tjere, me eshte theksuar se perpos te tjerave nje nder arsyet kyce per te cilat investitoret e huaj refuzojne te investojne ne Shqiperi eshte mungesa e mbrojtjes se pronesise intelektuale apo te brandit. Nuk eshte cudi qe po te shihni harten ekonomike te rajonit do te vereni se ne Shqiperi ka shume nga keto kompani te cilat ndonese te nivelit internacional, me prani ne te gjithe rajonin, sikur ‘ harrojne’ Shqiperine. Kete parajse taksash sikunder quhen vendet ku aplikohet nje sistem tatimor teper I ulet serish nuk e josh Shqiperia. Problemi sigurisht ne lidhje me nivelin e ulet te investimeve te drejteperdrejta te huaja eshte me kompleks. Por eshte e qarte qe mos mbrojtja e pronesise intelektuale ka nje efekt shume mohues ne sensin sepse pertej mos –investimit sigurisht ngjall nje lloj urrejtjeje nga vete keto kompani nderkombetare dhe deshire per te mos e konsideruar fare Shqiperine. Ne WTM ( World Travel Market 2011) ku pata rastin te zhvilloj takime me shume kompani te nivelit global ne disa raste mu tha qartazi se jane shume te indinjuar qe ne Shqiperi kane vene re ‘ ekzistencen’ e tyre. Kjo jo vetem sepse u vidhet imazhi por edhe sepse ky imazh ne shume raste demtohet pikerisht nga niveli amatoresk I performances qe shume nga keto kompani udhetimesh ne Shqiperi kane. Me e fundit eshte marketingu i PS kopjon koke e kembe logon e facebook (me sfondin blu dhe germa te bardha , vendosje fotosh ) ne aktivitetet ‘refresh’ te saj. Pas Kolonave qe hajduten paster fare marken e Mc Donalds, Eagle mobile qe hajdut me nder logon e google, UET qe kopjoi logon e UNYT nuk prisja qe dhe institucione si PS te legjislonin me performancen e tyre artin e plagjiatures, lere qeverine, nuk ia vlen ta permend fare!! Jemi ne 2012 dhe ky vend e ka bere praktike kete ‘art’ duke injoruar kostot reale qe ka kjo tolerance. P.S Imazhi eshte nga http://www.toiletpaperentrepreneur.com/tag/patent/

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Scroll to Top