Baton Haxhiut, nipit të haxhive

Alban ÇULI

BATON HAXHIUT, NIPIT TË HAXHIVE

Alban Çuli

Alban Çuli

Baton Haxhiu, me nje mbiemer si titullar fetar qe e mbart ne identitetin e tij kudo qe identifikohet, nuk i ka ngel asgje prej prejardhjes nen lekure, mbase edhe ate e konsideron si relike fatkeqe, qe ia kane trasheguar gjysh pas gjyshi. Dhe mbase ky i mallkon dite e nate per fatkeqesine identitare prej “haxhiu”, dikur figure e nderuar sot tek Batoni duhet te jete nje fatkeqesi e trasheguar. S’ke c’ben Baton, do te te duhet nje gjyq i vogel civil per ta hequr nga kartat identifikuese se je nip dhe sternip haxhinjsh, por nuk mund ta heqesh dot nen lekure shtate pash ate prej te cilit e trashegon “haxhiun”.

Do te te duhet te veprosh, ashtu sic kane vepruar Hoxha dhe Shehu ne Shqiperine komuniste, qe permes anatemimit te fese dhe stigmave fetare t’u benin qefin bolshevikeve ruse dhe atyre lekureverdhe te Kines, t’u tregonin atyre se “platforma” te cilen ata aplikonin ishte ne sherbim te “atdheut” dhe “njeriut modern”.

Po ti kujt ia ben qejfin?

“Shamia”, gjate sistemit komunist te Titos ne Kosove dhe Hoxhes ne Shqiperi, mbeti ne sirtar, nje ender per t’u bere realitet pas shume mundimesh, persekutimesh dhe shtypjes qe impononte sistemi, te cilin ti Baton e shan dhe e kritikon deri ne qelizen e fundit, ndersa sot ti,… cfare ti? Ti vazhdon te njejtin orientim enverist dhe titist kundrejt fese, po me te njejten gjuhe, gjuhe komuniste e mbetur relike qe pas kolapsit qe pesoi sistemi. E kur ti shnderrohesh ne hallken e ketij zinxhiri cfare mbetet qe ta titullosh veten?

Ti flet per Islamin politik, e ku e di ti se cfare eshte Islami politik? Terminologji idiotesh per te justifikuar mendimin destruktiv qe e propagandojne ose e veprojne njejte me paraardhesit enveriste dhe titiste, por tashme jo lindor por perendimor.

Po cfare ndryshimi ka Lindja dhe Perendimi tek njeriu, kur ta imponojne sjelljen?

Ti dhe lloji yt prej sharlatani qe flet per laicizmin, per kete lloj laicizmi qe ti e trumpeton ne menyre absurde eshte ai laicizem, qe kur refuzon njerezit fetare dhe kur ua kushtezon atyre qe te mos jene pjese e struktures per edukim, ose permes edukimit, nuk permban gje tjeter vetem se koncepte perjashtuese. Dhe kur perjashtuesi pretendon se te qenit fetar eshte shkaktar i prishjes se shoqerise, perpjekja e tij per te rrenuar fene behet (tashme e shnderruar) intuitivisht. Ne kete menyre ua imponon te tjereve qe te bien dakort me te rreth normave dhe rrethanave qe ai i ka konceptuar per fene.

Ne realitet, ky lloj laicizmi qe trumbeton ti Baton, ne vetvete eshte koncept fondamentalist, ne te njejtin kuptim me te cilin atribuohen islamiket, te cilet nuk njohin asgje pervec vetes se tyre dhe refuzojne te tjeret. Per me teper, ky lloj koncepti eshte ne graden me te larte te ekskluzionizmit dhe fondamentalizmit. Dhe megjithate pretendon se i pranon te tjeret dhe nuk u imponon dogmen apo doktrinen qe e mbart. Kjo eshte kontradiktore dhe nuk mund te kete prej teje nje angazhim karshi “pranimit” te supozuar. Keshtu qe duhet t’u rikthehesh edhe nje here koncepteve demokratike dhe liberale per te pare se cfare nuk funksionon ne konceptet e tua ne lidhje me sistemet, qe te mos shkelesh parimet humane.

Te jesh i sigurt, Baton, se askush nuk ka nevoje per buzeqeshjen tende dhe askush nuk mbetet pa gje nese ti zemerohesh. Ajo qe shqeteson komunitetin, te cilit ne menyre emerore i perket, jane absurditetet qe leshohen permes penes tende sociologe. A thua valle se shqiptaret jane aq injorante sa brockullat e leshuara prej teje ti marrin si aksioma matematikore. Per me teper jane ofenduese t’u drejtohesh shqiptareve se edukimi i tyre evropian duhet te realizohet permes shikimit te filmave dhe kinematografise. Per pjesen tjeter te emrave nuk eshte domosdoshmeri, kur teorite e tyre socio-filozofike i kane plagjiature te Ibn Haldunit, Sadrit, Averroes etj. e vjen ti e u shet shqiptareve dengla kopjace te kultures evropiane, si kulture shekullore, perndryshe shqiptaret kane kulture shqiptare.

Eshte ne interes te kombit shqiptar te tregojme kulture dhe civilizim, ate kulture te pranimit, qe ne Perendimin e skajshem, ate te Shteteve te Bashkuara aplikohet ne menyre korrekte. Ti Baton me ateizmin tend, gati komunist, jeto si te duash dhe sillu si te duash ne te dashurat Shqiperi dhe Kosove, por hiqi syzet dhe shiko, leri njerezit e thjeshte, te varfer, qe paguajne taksat e majme te shteteve tona, te jetojne si shqiptare besimtare nese ata me vullnetin e plote deshirojne te jene te tille, te edukohen, sepse injoranca dhe analfabetizmi i femrave me shami nuk i sherben askujt, as ty Baton. Shqiperia dhe Kosova eshte e te gjithe shqiptareve dhe nuk mund te dalin batoner te betonojne ne shtet ateizmin e tyre ekstrem ne emer te laicizmit, atij fundamentalist.

Vënë nën:Shqiptarët dhe Islami Tagged: Baton Haxhiu, Enver Hoxha, Islami, Kosova, Perëndimi, Shqipëria, Tito

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Scroll to Top