Dhunë, mjerim, injorancë, nder i turpshëm, divorci i shtetit me qytetarin, dhe media që prostituon në kohë krize

Simbolika e ngjarjes së pedofilit Muca me adoleshenten Visha është një tregues I qartë I prishjes së balancave në shoqërinë tonë. Kemi një pedofil që bëhet viktimë, dhe një viktimë që bëhet kriminele e akuzuar tashmë institucionalisht por dhe moralisht. Domethënia reale sjell në pah mjerimin e familjes shqiptare, injorancë dhe mjerimi mentaliteti që ka hedhur degë si një gangrenë. Ngjarje përdhunimesh, vrasje, ngujime, krime në familje, vetvrasje kemi me shumice tashmë. Ato zakonisht etiketohen si ngjarje për motive të dobëta. Duhet të gërmosh pak fare të shohësh se tek keto motivet e dobëta, shpeshhere, qëndron problemi i pazgjidhur i pronës, i asaj vijës së ujit, i asaj rrugës së ndërprerë që i ka dalë pronari, i atij të riut që shkatërron familjen dhe veten nga loja e bixhozit, i atij krimineli që doli nga burgu duke korruptuar prokurorë e gjykatës dhe neser vritet nga qytetari mbi të cilin rëndon shpirtërisht mosdënimi I kriminelit. Por ngjarja Visha – Muca po tërheq më shumë vëmendjen e publikut pasi ka nje jehonë në vetvete, është sa perverse në një shoqëri ku seksi është akoma tabù, aq dhe intensive në rrjedhën që po marrin ‘hetimet’ gazetareske. Kjo ngjarje, në fakt, po prodhon ngjarje te tjera si për shembull ate krenarinë apo nderin në mjerim, po prodhon reagimin e familjes Muca nga tonet morale të asaj ‘kurvës’ adoleshente tek deklarimi I gjakmarrjes duke sfiduar në mënyrë direkte shtetin. Pyes nëse keto deklarime që I kemi dëgjuar kaq shpesh këto kohë po regjistrohen nga organet perkatese te policisë së shtetit duke i shoqëruar këta deklarues te mjerë , por dhe nese ky monitorim bëhet, praktika po tregon gjithnjë e më qartë se institucionet kanë dhënë shpirt me kohë, në lidhje me krimin e mosndëshkimin. Shtetasit e saj sado ti quajmë të mjerë e katunar e kanë kuptuar se nuk ka mënyrë tjetër ndëshkimi. Telenovelat latine filluan të vërshojnë dhe në jetën reale, aty një vetvrasje se e la i dashuri, këtu një deklarim se desh ma mori burrin. Media ndërkohë, një pjesë e madhe saj, sidomos ajo vizuale shet një imazh social ‘wannabe’ , ndërsa shtypi i shkruar ushtron anën mizogjine, duke e vrare dhe njeherë viktimën adoleshente . Sigurisht, në stadin ku ka kaluar kjo ngjarje, është thuajse e pamundur që të mendojmë se as inicialet e adoleshentes nuk duhet të ishin dhënë në media nga vete zëdhënësit e policisë. Media që supozohet të jetë në shërbim të opinionit të gjerë publik sigurisht që për të qenë etike do të kufizohej tek ngjarja e jo tek identiteti i viktimes reale. Në lidhje me imazhin “wannabe” është krijuar qartë disniveli i frikshëm në raportin realitet – model social i promovuar. Sot, vlerë për një femër është fuqia e joshjes, bukuria mbi të gjitha. Nuk do të habitesha nëse ka shumë adoleshente, edhe në zonat më të varfra, ku kursehet në të ngrënë për të investuar në bukuri. Mjerimi dhe varfëria janë motër e vëlla. Mbase, nëse Muca do të kishte pasur më shume financa, do të ndërtonte poligamine në mënyre “etike” dhe ngjarja që po komentoj nuk do te kishte ndodhur, do të varroste pergjithmonë të kaluarën e tij prej pedofili, dhe viktima tjetër, që është viktimë e vetë sistemit social që kemi ndërtuar me bekimin nga lart, do të kalonte ne fazën tjetër të telenovelës latine allashqiptare. Por nje pedofil I varfër guxoi të bënte ate që bëjne të pasurit e sotëm me shumicë, të kesh një dashnore është në modë. Sa e sa studente ‘mirëmbahen’ nga I I dashuri biznesmen! Nga ana tjetër, kemi akoma një detaj pikant që ka të bëjë pikërisht me viktimën e vërtetë, e cila nuk duhet të guxojë të shprehet në familje se u përdhunua, është turp të jesh viktimë veçanëerisht e një përdhunimi nëse je femër, kjo është ndjesi e brendshme e viktimës, ndonjë kërcënim I mundshëm se po foli do bëhet nami thjesht lëmon derën e një vendimi të marrë në heshtje tashmë nga vetë viktima. Pasqyra që na ofrohet në këtë kontekst është ajo e pasojave eksponenciale të krijuara nga qeveritë e mëparshme dhe të tanishme, vetëm se tani u poqën mire frutat dhe po bien në tokë një nga një. Mungesa e investimit të duhur në arsim, në mbështetjen sociale, në mosfunksionimin e drejtesise, kombinuar ketu me vete antivlerat që marketohen nga lart poshtë dhe rritjen e varfërisë bashkë me rezonancat e krizës financiare nga jasht- brenda do na bëjë dëshmitarë të heshtur te kushedi sa e sa krimeve të tjera. Kishim një luftë gati civile në nivel makro në 1997, tani i erdhi koha kësaj luftes në familje, tek qelizat e vetë shoqërisë nivel mikro ky , shteti serish mund të bëjë sehir sepse është i larë sidomos kësaj radhe

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Scroll to Top