Dispanceria

Më në fund vendosa ta nxjerr librezën e shëndetit, pas tërë këtyre viteve divorc me institucionet publike të shëndetësisë, për të nxjerrë raportin e aftësisë që më kërkon kompania vendosa të ndjek linjën . Gjej mjeken e lagjes ( më në fund e gjeta atë) , me jep një letër më thotë të bëj një fotokopje të librezes se kontributeve , një të identitetit, dhe të shkoj tek Dispanceria.. I them të lutem mi përsërit dhe njëherë hapat ( emri Dispanceria po më dukej si emër sëmundjeje ..) ma përsërit kopje kopje Dispanceria.. uhh them me vete ok.
Marr në tel direkt kolegen time te burimeve njerëzore tek kompania ku punoj dhe ia kerkoj si nder që të më beje kopjet e kërkuara. Ajo me shumë dashamirësi më thotë patjetër. Rend në këmbë nga Siri Kodra tek zyrat, marr letrat ( në atë moment thashë me vete bohh sa budallaqe mund tia kishe kërkuar të skanuara me email , do kërkoje një qendër internet dhe do I printoje duke I kursyer vetes jë orë ecje, por pastaj dëshira për të rehatuar koshiencen më thotë , që kur ke filluar të punosh nga shtëpia I ke shtuar kilet ndaj mire bëre që ece. Vrapoj për tek klinika e lagjes pas kthimit nga zyra, jo se nuk e dija se duhet te shkoja tek vendi me emër Dispanceri po sepse thash prap ore ë ngjan me emër patologjie .. jo institucioni.
Pyes skutën e informacionit dhe sërish më përmendin emrin Dispanceri … por më thotë eshtë vonë duhet të shkosh paradite. Ok I them pasi e falenderoj e bindur se Dispanceria ishte Dispanceri duke menduar dhe se si do e riorganizoja ditën e nesërme ku çdo orë ishte e programuar.
Zgjohem herët , në ora 8:15 isha aty, futem më thonë e ken ë të djathtë jashtë ate zyrën. E shoh më ngjau me një kolibe , hekura të ndërthurur që gati gati të bënin të mendoje se ai nepunëse e shtetit ishte në njëfarë mënyre e burgosur. Në atë moment zonja po I shërbente një të moshuari, po ai ishte pak si majtas, në të djathtë vijonte rradha e grave.. them me vete : Moss !! Prap rradhë burrash e grash.. ishalla nuk vjen ndonjë burrë kur të mbarojë ai se e hëngra vonesën për në takimet e punës. Dy gra ishin para meje ( dmth dhe pas atij burrit të vetëm) .
Filloj te nxjerr letrat e duhura nga çanta ime, se si I kisha futur mezzo po I nzirrja nga plastmasi I dokumentave , zonja pranë meje menjëherë reagoi duke më ndihmuar. Pasi I nxorra , zonja që më ndihmoi me pyet: Po kartonin e verdhë , ku e ke ? Opps them me vete si mund të kent harruar doktoresha dhe kolegja ime e HR qe të më këshillonte për kartonin e verdhë.. ? E pyes , po ça është ky kartoni I verdhë? – është kartoni I papunësisë më thotë . Jo un punoj I thashë ndaj nuk kam nevojë. ( Në ato moment më shkoi mendja tek një mënyrë alternative për të matur nivelin e papunësisë .. mbi të gjitha sepse sot nga 6 veta qe pashë rreth meje 5 kishin kartonin e verdhë.. )
Mbaroi ai burri, I erdhi rradha gruas së parë në radhë. Un ndërkohë vështroja orën , hë se do ia dalësh të jesh në kohë. Iku gruaja e parë ku ndërkohë afrohet nje zotëri I moshuar ( duhej të ishte mbi 60) .afrohet dhe del pikërisht në rradhen e burrave qe e kishte fashitur ai para tij. Nuk durova por në atë moment I thashë vetes duhet të reagosh! Mbaron gruaja nr1 avitet zotnia duke I folur nëpunëses. Un ngre zërin dhe reagoj : Zotëri nuk ka përse koha juaj te jetë më e vyer se e imja! Ju erdhët pas nesh ndaj jeni I fundit për momentin. I zygjeroj nëpuneses të mos ju shërbejë para nesh sepse nese po un do e denoncoj rastin! Ai reagon: Moj mos je e çmendur mos do të te gjej nje vend ne spitalin .. ( dicka ) Petrela ? Si ore I them unë pa arsyetoje pak këtë qe sapo the? Epo më thotë un nuk do futem mes grash!! I them të intereson të shprehesh kështu zotëri, shkurt dhe qartë un nuk të lejoj ! Vërej se nëpunësja brenda sportelit po me bënte me shenjë të mos ia zgjas . Ndërkohë një grua tjetër pas meje thotë : Ah sikur te ishin disa vajza si ju që të reagonin me këtë forcë, ka shumë të drejte kjo vajzë ! Një më e vjetër më thotë e kishe gabim , ta lije se vetëm ai ishte.. si përfundim më erdhi radha ai burri po çmendej nga inati. Un ndërkohë nuk kisha 30 leke shkoqur, ofroj te paguaj me 2000 lekëshin, por nuk kishte resto. Më në fund pagova me monedhen 20 lekëshe dhe do I detyrohem 10 lek nëpunëses që realisht më tha faleminderit .
Mora frymë lirshëm dhe vrapova për takimin e punës, arrita te jem në orë dhe të mos ndihem keq me orën e parë të aktivitetit ditor

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Scroll to Top