Divan

Mehmed Akif ERSOJ

(1873-1936)

 

DIVAN

Mehmet Akif Ersoj

Mehmet Akif Ersoj

Pronari i revistës Sebilurreshad dhe ai që e ka njohur më nga afër Mehmed Akifin, Eshref Edib Beu, i përmbledh kështu mbresat që pati mbledhur dhe opinionet që pati formuar për të:

Akifi ishte zotëruesi i një karakteri dhe bindjeje të jashtëzakonshme. Ai nuk zvarritej pas ngjarjeve spontane. Ai kishte bindje dhe kritere të caktuara e origjinale. Bindjet i kishte ngritur mbi këtë formulë sociale: Fe = moral + atdhedashuri + dituri.

Akifi nuk ishte një poet që vetëm tërhiqej në një qoshe dhe mjaftohej të shkruante ato që mendonte dhe dëgjonte. Në të njëjtën kohë, ai ishte një njeri i shoqërisë që përpiqej të bënte ato gjëra që i shihte të drejta, që përpiqej t’i përputhte veprimet me ndjenjat e tij të sinqerta. Ai qe përpjekur vazhdimisht të kryente detyrat që i binin përsipër në profesionin e nëpunësit, në punët e shoqatës dhe në punët e atdheut.

Ishte shumë i vendosur. Po të vendoste një herë për një gjë, më tej, kryerja e asaj pune s’bërbënte më çështje për të!

Besnikëria e tij ishte përjashtimore. Miqësisë së tij i besohej në mënyrë të padiskutueshme. Në vështrimin e tij, pabesia ishte paburrëria më e madhe! Ai ishte besnik jo vetëm ndaj njerëzve, por edhe ndaj Zotit të vet, pejgamberit të vet, kombit të vet dhe vatanit të vet!

Ishte shumë i thjeshtë, modest. Nuk e pëlqente aspak dukjen. Po të mos ishte vendi, as diturinë e vet nuk e nxirrte në shesh!

 

Po! S’ka parë syri në këtë botë,

Se kjo, fjalë më të drejtë!

 

E drejta është te e larta gjithmonë;

Lartësimi është i posaçëm për të zonë!

 

E drejta nuk bie poshtë, ngjitet lart;

Për miraxhin pse përbën cak?

 

Dritë, edhe në qoftë hije që mbulon!

Jehonë, edhe n’se tejçimi ndalon!

 

E drejta asnjëherë nuk perëndon;

Në qiej ajo hapësirën kapërcen!

 

Shtirja si qorr, injorant, indiferent,

Dhe kryeneçësia s’janë gjëra me vend!

 

Po ta vazhdojë gënjeshtra tri ditë

Këtë këmbëngulje, del mbi të drejtë!

 

Po! Ndoshta perde është për një çast;

Ku është dielli? Po era, ku është?

 

Po s’u pa më parë ramazani vetë,

Vjen çasti kur hëna mbush katërmbëdhjetë!

 

Po pate frikë e nuk sheh në qiej,

Ç’të duhet, i shtrenjti im, besoje

 

Se drit’ e saj dallohet nga toka,

Syri në këmbë që ecën, si shpëton nga ajo?

 

Ata që vëzhgojnë, hënën e dallojnë!

Ata që ngulmojnë, drejt katërmbëdhjetës shkojnë!

 

Ç’duhet ky pretendim pa vend?

Gabimi është tjetër, e drejta, tjetër, përherë!

 

Toka është tjetër, qielli është tjetër!

Hapësira është tjetër, tejhapësira, tjetër!

 

Përhershmëria është tjetër, përkohshmëria, tjetër!

Pafillimshmëria është tjetër, fillimi është tjetër!

 

Njoftimi është tjetër, ajo që është sheshit, tjetër!

Ai që dëgjon është tjetër, ai që kupton, tjetër!

 

I paditur s’barazohet dot me të diturin kurrë!

Dikush me dikë tjetër s’mund të kenë një gjuhë!

 

Smira a është me pastërtinë e zemrës po ajo?

Edhe smirëzinjtë e thonë vetë se jo!

 

Nga një i urtë kur qeshë fëmijë e pata dëgjuar,

Ja, shihni, përmendësh e kam mësuar:

 

Sëmundja më e rëndë me mjekimin më të vështirë,

Eshtë smira, smira, smira, sëmundja smirë!

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.