Ebu Abdullah Xhafer Ibn Muhammed Rudaki

EBU ABDULLAH XHAFER IBN MUHAMMED RUDAKI

 

Ebu Abdullah Muhammed Rudaki

Ebu Abdullah Muhammed Rudaki

 

Nga Rudekiu kanë mbetur vetëm 900 dyvargëshe, (distikë) kurse verbëria e tij i ka habitur të gjithë studiuesit e letërsisë persiane. Vdekja e tij në vitin 329/941 përkon me lindjen e Firdusiut. Rudeki ka shkruar poezi duke përdorur alfabetin e ri persian. Ai konsiderohet gjithashtu edhe si themeluesi i poezisë klasike perse. Poezitë e tij shumë pak kanë fjalë nga gjuha arabe dhe për nga veçoritë gramatikore, poezitë e tij bëjnë pjesë në stilin e Horasanit. Ndonjëherë Rudekiu në vend të fjalës persiane ka përdorur ndonjë fjalë arabe; p.sh. në vend të fjalës perse xheng ka përdorur fjalën arabe harb (luftë) ose në vend të fjalës dushman ka përdorur fjalën hasm (armik). Në poezitë e tij vërejmë një letërsi didaktike dhe lirike. Është thënë se ka shkruar edhe tregime poetike, madje atij ia atribuojnë edhe veprën Kelile ve Dimne dhe Senedbadname-i të shkruara në poezi. Ka krijuar poezi në format si mesnevi, strofë, kaside dhe rubai (katrena). Strofat e tij kanë tematikë moralizuese. Kasidetë më tepër janë lëvdata; gjithashtu ai ka shkruar një kaside të bukur në të cilën përshkruan veten. Rudekiu është i pari që ka krijuar rubainë. Në bazë të studimeve të Mes’ud Ferzad, Rudekiu është shpikësi i 12 rimave të vargëzimit1. Në strukturën letrare dhe në elementet imagjinare të tij një vend të posaçëm zë natyra. Në poezitë e Rudekiut gjurmët e kulturës zaraostriane dhe të Iranit të lashtë janë më të shumta se sa elementet e fesë islame dhe arabe. Në imagjinatën e këtij poeti intelekti mbizotëron ndaj faktorit emocional2.

 

Referencat e artikullit

– Marrë nga libri “Historia e letërsisë perse”, Ahmed Tamimdari, përkthyer nga Abdullah Rexhepi, botuar nga Fondacioni Kulturor “Saadi Shirazi”.
– 1 Shemisa, vep. e cit., f. 28.
– 2 Shefi’i Kedkeni, Suveri Hijal der She’ri Farsi, f. 415-416.

Vënë nën:Iranologji Tagged: Biografia, Ebu Abdullah Xhafer Ibn Muhammed Rudaki

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Scroll to Top