Esfahani – Kryeqyteti Kulturor i Botës Islame

Gazmend GEGAJ, Student i Letërsisë Persiane Universiteti i Esfahanit, Iran

 

ESFAHANI – KRYEQYTETI KULTUROR I BOTËS ISLAME

Gazmend Gegaj

Gazmend Gegaj

Ideja për përcaktimin e kryeqytetit kulturor

Edhe pse ideja e vendosjes së marrëdhënieve kulturore ndërmjet shteteve dhe popujve të ndryshëm është ide islame të cilën e vërtetojnë shumë ajete Kur’anore dhe shumë parime Islame, duhet ta pranojmë se alternativa për jetësimin e saj me anë të zgjedhjes së ”kryeqytetit kulturor” në bazë të koordinimit të politikave të disa shteteve në këtë lëmi është produkt perëndimor që ka lindur në fund të shekullit XX me emrin “Cultural Center”.

Mendimi për shpalljen e “krye-qytetit kulturor” i ka rrënjët në një konferencë ndërkombëtare, e mbajtur në vitin 1982 në Meksikë nën mbikëqyrjen e OKB-së rreth gjetjes së mundësive për bashkëpunim kulturor ndërmjet shteteve. Kjo ide formën e vetë të vërtetë e ka marrë në bazë të bindjes se kultura është bosht themelor i jetës indi-viduale dhe shoqërore të njerëzve, sepse zhvillimi i shoqërisë njerëzore esencialisht është i varur në zhvillimin dhe përparimin kulturor, qëllimi kryesor i së cilit është realizimi i së mirës për të gjithë njerëzit.

Kjo ide më pas, nga Evropa ka kaluar në Botën arabe dhe kështu, nga viti 1996 Liga Arabe për çdo vit njërin prej qyteteve të shteteve arabe e përcakton kryeqytet kulturor të botës arabe. Në këtë mënyrë qyteti i cili përcaktohet kryeqytet kulturor, për atë vit është metropol ku përqendrohen të gjitha aktivitetet shkencore, kulturore, mbajtjet e festivaleve kinematografike dhe teatrale, simpoziumeve të ndryshme kulturore dhe ekonomike.

Isfahan

Isfahan

Rezultatet dhe të arriturat pozitive të kësaj nisme në Perëndim dhe në botën arabe ndikuan që në fund tërë shtetet muslimane këtë ta organizojnë në nivel të Botës Islame. Në vitin 2004 ministrat e kulturës së 57 vendeve islamike, anë-tarë të Organizatës së Konferencës Islamike, në një tryezë të rrumbullakët, për dhjetë vitet e ardhshme përcaktuan qytetet të cilat do të jenë kryeqytete kulturore për botën Islame duke filluar nga viti 2005 me qytetin e Mekës.

Për vendet islamike dhe popujt e ndryshëm të cilët i përkasin besimit Islam, emërimi i një qyteti si kryeqytet kulturor ka rëndësi jetike, sidomos në shekullin të cilin po kalojmë. Popujt muslimanë sa i përket obligimeve dhe detyrave fetare kanë bazë të fortë për bashkim dhe unitet ndërmjet vete, duke filluar nga falja e namazit gjatë së cilit obligim kryesor është të kthyerit nga Kabeja e cila të gjithë muslimanët ku do që të jenë në një moment i bashkon drejt një pike. Pastaj është edhe kryerja e Haxhit, i cili përveç se bashkon muslimanët në aspektin shpirtëror, ata janë të njëjtë edhe nga shumë aspek-te të tjera të jetës së jashtme. Prandaj kjo mund të konsiderohet simbol që nxitë bashkimin e të gjithë muslimanëve për të mirën e tyre.

Kështu që edhe emërimi i kryeqytetit kulturor për shtetet islamike mund të ketë detyrë të shenjtë. Në këtë qytet muslimanët e gjithë botës do të bashkohen ndërmjet vete nga aspekti kulturor dhe shoqëror, që do të thotë, do të njihen për jetën e përditshme dhe problemet shoqërore, ekonomike dhe poli-tike të njëri tjetrit.

Një ndër parimet bazë të fesë Islame është edhe toleranca shoqërore. Sipas këtij parimi çdo kulturë shoqërore e çfarëdo vendi që të jetë por që përmban në vete norma etike shoqërore jo diskriminuese për shoqërinë tjetër mund të mishërohet me parimet dhe normat etiko-shoqërore të fesë Islame dhe vetëm duke u mbështetur në këto parime mund të arrihet tek një zhvillim shoqëror ideal për shoqërinë Islame. Prandaj, emërimi i kryeqytetit kulturor për botën Islame është një nismë me dobi të shumanshme për arsye se bota Islame dhe muslimanët që jetojnë anekënd botës, përveç ceremonive dhe riteve fetare, të cilat i bashkojnë në aspektin shpirtëror, tash do të kenë edhe kryeqytetin kulturor ku për çdo vit dhe në qytete të ndryshme, për një periudhë më të gjatë do të kenë mundësi t’i zhvillojnë bashkëpunimet e veta në fusha të ndryshme dhe gjithashtu t’i prezantojnë vlerat kulturore të tyre si muslimanë nga shteti ku jetojnë.

Për muslimanët që jetojnë në rajonin e Ballkanit, emërimi i kryeqytetit kulturor është një rast i shkëlqyeshëm për të treguar dhe paraqitur vlerat e tyre si musliman, e në anën tjetër të përfitojnë nga përvojat e shteteve të tjera Islame më të zhvilluara. Shqiptarët muslimanë, por edhe boshnjakët që jetojnë në Ballkan kanë kontribut të mjaftueshëm të cilin domosdo duhet ta paraqesin në këtë qendër kulturore.

Në këtë kuadër Republika Islamike e Iranit për emërimin e kryeqytetit kulturor për botën Islame ka paraqitur tri qytete të njohura: Meshhed, Ghum dhe Esfahan që pas analizave dhe diskutimeve të ndryshme u vendosë që qyteti i Esfahanit ta ketë nderin e emërimit për kryeqytet kulturor për vitin 2006 në botën Islame.

Për Republikën Islamike të Iranit qyteti i Esfahanit përveç asaj që ka rëndësi të madhe historike, posedon edhe rëndësi të madhe fetare dhe është vendbashkim i popullit multietnik të Iranit. Kur Mbretëria safavite për kryeqytet e zgjedhë Esfahanin, në atë kohë ky qytet ka qenë qendër e dijetarëve fetarë me medhheb shi’ij, kështu që edhe shteti safevit medhhebin fetar shi’ij e bënë medhheb zyrtar për tërë shtetin e Iranit. Zyrtarizimi i medhhebit shi’ij në Iran bëhet themel i bashkimit dhe unitetit për shumicën e popujve të cilët jetojnë në Iran. Shteti safevij me këtë hap për herë të parë arrin të i shuajë urrejtjet dhe luftërat ndërfetare që mbretëruan përgjatë shekujve të tërë duke bërë bashkimin e këtyre popujve në një shtet të vetëm.

Sot funksionarë të lartë të shtetit, personalitete të njohura fetare dhe intelektualë të tjerë në Iran, emërimin e Esfahanit ”kryeqytet kulturor” të botës Islame e konsiderojnë nder të madh dhe si një rast të artë për t’i shuar urrejtjet dhe mosmarrëveshjet fetare ndërmjet muslimanëve shi’itë dhe muslimanëve të medhhebeve të tjera duke besuar në atë se parimet dhe bindjet fetare të cilat i bashkojnë të gjithë muslimanët përveç se janë më të shumta janë edhe më primare.

Presidenti i shtetit dr. Mahmud Ahmedi Nexhad lidhur me emërimin e Esfahanit për kryeqytet kulturor të botës islame shprehet: Zgjedhja e Esfahanit për kryeqytet kulturor të botës Islame nga ana e Organizatës Kulturore, Shkencore dhe Edukative të Konferencës Islamike për ne është një rast historik. Zgjedhja e Esfahanit si kryeqytet i dytë kulturor pas Mekës, tregon për rolin e këtij qyteti në kulturën dhe qytetërimin e frytshëm islamik-iranian. Qytetërim i cili është formuar në saj të përpjekjeve të filozofëve dhe dijetarëve, fakihëve dhe muhadithëve, artistëve dhe arifëve e shumë personaliteteve të shquara të tjerë.

Ky thesar i çmuar është rezultat i zgjuarsisë së iranianëve të cilët në saje të qenies së pastër njerëzore zemrat e tyre ua dorëzuan fesë Islame dhe me kreativitetin dhe talentin e tyre krijuan thesarin më të gjallë për njerëzimin.

Esfahani në këtë sferë ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm ku shkollat e filozofëve, artistëve dhe fakihëve gjatë tërë historisë kanë qenë burim i pashtershëm, i cili të eturve për dije dhe të vërtetën ua ka shuar etjen.

Personalitete të zellshëm, durues dhe mikpritës, të mbushur me mall dhe sinqeritet kanë bërë që Esfahani të jetë si një xhevahir në rrethin e bukur të qytetërimit islam. Nga ky rast historik duhet të përfitojmë që ta bëjmë të njohur kulturën e vjetër islamike-iraniane dhe Esfahani të bëhet vend i të gjithë atyre të cilët e kanë flijuar zemrën për të vërtetën dhe i të gjithë atyre që me shikimin e vetë depërtojnë në sekretet e fshehura në artin dhe kulturën e pavdekshme të këtij populli.

Këshilli i Lartë Drejtues i Esfahanit, kryeqytet kulturor i botës Islame duhet ta shfrytëzojë të gjithë potencialin e vet për ngritjen kulturore dhe unitetin e botës Islame.

I falënderoj udhëheqësit e Organizatës Kulturore, Shkencore dhe Edukative të Konferencës Islamike që na e kanë dhënë këtë rast për ta pasur nderin e kryeqytetit kulturor Islam në vendin tonë. Me këtë rast uroj që kjo iniciativë të jetë mesazh dhe simbol i paqes, bashkimit, harmonisë dhe mirëkuptimit për të gjithë botën islame duke shpresuar që të gjithë njerëzit sa më shpejt që është e mundur të jetojnë nën hijen e drejtësisë, lirisë dhe barazisë, larg nga diskriminimi…, përfundon dr. Ahmed Nexhadi, president i shtetit të Republikës Islamike të Iranit.

 

Historiku dhe pozita gjeografike e Esfahanit

 

Esfahani gjendet në Iranin qendror dhe në distancë prej 414 km në jug të kryeqytetit Teheran. Esfahani ka një klimë mesatare duke i përfshirë katër stinët e vitit. Esfahanin e trupon lumi kryesor i Fulatit qendror të Iranit i cili quhet Zajende Rud e që buron në lartësitë e bjeshkës Zard Kuhe Bakhtjari.

Provinca e Esfahanit përfshin 18 qytete të mëdha dhe pjesë të tjera më të vogla ku jetojnë afër katër milion banorë ndërsa vetë qyteti i Esfahanit ka afër një milion e gjysmë banorë. Historiku i qytetit të Esfahanit është aq i lashtë sa edhe vetë historiku i Iranit (Persisë së Lashtë). Ndërtimi i Esfahanit i përket epokës së sundimit të Tamhorth-it, sunduesi i tretë i dinastisë së Pishdadjanëve, para erës së re. Esfahani në ta kaluarën e lashtë është njohur me emrin Gej në shtetin e Parsëve. Ky qytet ka qenë kryqëzim i rrugëve krye-sore dhe vendqëndrim mbretëror i Mbretërve Hakhameneshjan.

Estrabun, gjeografi grek para dy mijë viteve këtë qytet e ka quajtur qendër të shtetit iranian (persian). Muslimanët (arabët) në fillim këtë qytet e kanë quajtur me emrin Xhej dhe më pas Esfahan apo ”Qytet i Kalorësve”.

Hyrja, zgjerimi dhe ndikimi i thellë i kulturës Islame në ndërtimin e infrastrukturës së këtij qyteti si dhe prezenca e mjeshtërve dhe arkitektëve iranianë bëri që ky qytet të bëhet njëri prej qyteteve më të bukura fetare të botës, ku gjenden monumente me vlera të mëdha historike e kulturore si xhami, shkolla dhe monumente të shumta etj. Në periudhën e sundimit të Dilame Sahib bin Ubad, i cili ishte njeri fisnik dhe bujar, duke i mbledhur dijetarët më të njohur dhe personalitete të ndryshme të artit e shkencës qyteti i Esfahanit shndërrohet në djep dhe qendër të diturisë, shkencës dhe artit.

Esfahani gjatë periudhës së sundimit të selxhukëve me ndërtimin e pallateve, kopshteve dhe qendrave të ndryshme kulturore arrin të bëhet qendër e shtetit në të gjitha fushat dhe lëmit sho-qërore. Me sulmet mongole qytetit i Esfahanit pësoi dëme të mëdha dhe për një kohë e humbi rëndësinë dhe madhështinë e vet dhe kjo gjendje vazhdoj deri me krijimin e mbretërisë safevije në shekullin 16-17-të.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.