Hajt mo ..

Sot bleva tre gazeta per te lexuar, me pelqen ti blej tre cdo dite nderkohe qe pjesen tjeter e shikoj online. Perkatesisht bleva gazeten Panorama, Shqip, dhe Mapo. Po shikoja me sy kritik kopertinat e ketyre gazetave ne lidhje me zgjedhjet qe u zhvilluan dje ne France. Duke anashkaluar hapsiren e kushtuar ne kopertine, ajo qe me trishtim konstatoj eshte gazeta ne print e cila ne vend qe te reflektoje lajmin ne menyre analitike thjesht e percjell ate sikurse mund ta percillte cdo media vizive. Panorama: “Holande presindenti i ri i Frances, Sarkozy pranon humbjen” Shqip: ” E majta fiton ne France, e djathta ne Greqi” Mapo:Ne France fiton Hollande, Greqia ne duart e komunisteve e neonazisteve. nderkohe disa nga te perditshmet Europiane e boterore: Daily Mail ne Britanine e madhe titulli kryesor i saj: Au-revoir Austerity! Vijon me nje artikull kritik ne lidhje me influencen qe do te kete zgjedhja e Hollande ne BE.. etj etj Itali: L’Unità,: ” Maj Francez, dhe frike ne Europe” Serish megjithese me nje qendrim tjeter vijon nje shkrim analitik ne lidhje me efektet e kesaj zgjedhje. Página 12, Argjentine: “La vie en rose” siper te thene ja tani u zgjodh nje kamp qe e shikon teper te lehte menyren si do menaxhohet gjendja aktuale financiare e ekonomike e Frances .. ABC, Spanje: Hollande fiton ne France, ne Europe fiton frika me kete zgjedhje.. Die Tageszeitung, Gjermani: “La France en rouge” epo e thene ndryshe Franca e kuqe , vijon serish me nje analize perspektive Merkeliane por duke e cilesuar fitoren e Holande mbi te gjitha nje deshtim te Sarkozy’s. 24 Heures, Zvicer“Le droit de décevoir“: “E drejta per te zhgenjyer” serish nje informacion i percuar me analize. Frankfurter Rundschau, Allemagne“Frau Merkel, j’arrive”: Nje kryeartikull cinik per Merkel ku pikerisht perdoret gjuha Franceze per te thene ” Frau Merkel, Po vij” Today, Singapor“France-Greqi, lufte e perbashket ” Vijon shkrimi si per te thene qe rezultatet jane pergjigje ndaj masave te ashpra financiere qe jane marre ndaj ketyre kombeve. Sabah, Turquie“Revolucioni i Kuq” : Karta politike e BE-se eshte e shokuar.. El Periódico de Catalunya, SpanjeHollande, sikurse Omar Sy…serish nje analize ku vihen ne pikpyetje reformat shtrenguese financiare dhe pergjigja e votuesve. Perse e bera kete krahasim.. e para sepse vete nga menyra si percohet nje info ne te perditshmet shqiptare qofte dhe ne titull tregon anen mekanike te menyres si funksionon shtypi i shkruar ketu edhe pse emrat e gazetave vete jane interesante dhe pretendojne profesionalizem. Per te shkruar kete koment iu referova “Courrier International.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Scroll to Top