KRYEMINISTRI QË DUAM

Kisha kërkuar nëpërmjet Qendrës Respublica informacion mbi numrin e mbledhjeve të drejtuara nga kryeministri Edi Rama. Edhe pse kryeministria ka të punësuar një numër të madh nëpunësish që merren me marrëdhëniet me publikun, përgjigjja (kliko këtu) ishte përtace dhe u referohej thjesht lajmeve të botuara në faqen e internetit të KM-së (kuptohet duke injoruar Qendrën e Botimeve Zyrtare, që përmban edhe VKM-ra të panjohura për publikun).

Pergjigje nga KM-ja, 11.09.2018

Kështu janë zakonisht përgjigjet e institucioneve, nëpunësit e të cilave nuk kanë përgatitjen e duhur intelektuale, ose gadishmërinë, për t’iu përgjigjur pyetjeve thjesht dhe qartë. Për këtë qeveri janë të zakonshme përgjigjet me referenca në dokumente që nuk ekzistojnë apo nuk përmbajnë informacionin në formën që kërkohet. (Materiale mbi zbatimin e ligjit për informimin e publikut i gjeni këtu.)

Atëherë vendosa ta kryej vetë këtë studim të vogël dhe t’i vendos të dhënat në dispozicion të publikut.  Hipoteza ime ishte se kryeministri mungon në pjesën më të madhe të mbledhjeve. Kjo hipotezë bie poshtë. Kryeministri është i pranishëm në pjesën më të madhe të mbledhjeve. Ai ka qenë i pranishëm në rreth 70 përqind të mbledhjeve, prej 2013 në 2018 (në 180 mbledhje nga 254 të listuara).

Mbledhjet e qeverise sipas pranise se kryeministrit, apo zv/kryeiministrit.

 

Por Rama mungon gati në pjesën më të madhe gjatë muajve të verës, prej majit deri në shtator. P.sh. në gusht, në total ka munguar në 57% të mbledhjeve, në shtator në 43% dhe në maj 35%. Gjithashtu, Rama ka munguar në një pjesë të madhe në vitin 2017 (42%) dhe në vitin 2016 (38%) [tabela]. Për kundërshtarët e tij politikë këto duhet të ishin muaj sulmi për intrigat e radhës, ku duket se Ramën e kapin plogështitë e stinës. Nëse S. Berisha dëshiron të këpusë ndonjë dishepull, duhet ta bëjë këtë gjatë kësaj periudhe, kur i Ramës i bie produktiviteti dhe vigjilenca.

Mbledhjet e qeverise te ndara sipas muajve

Kush ka nge, mund të vëzhgojë nëse rëndësia e VKM-ve përkon me mungesën apo prezencën e Ramës. Senida Mesi duket se është angazhuar më pak se Peleshi, nëse do të krahasonim vitin 2016 të Peleshit, me atë të Senidës 2017-18.

Prania e Kryeministrit ne mbledhjet e qeverise, 2013-2018

Për opozitën do të ishte lajm i mirë sikur Rama të mos qeveriste fare, por ai qeveris edhe nëpërmjet të tjerëve. A ka besim, apo thjesht përcjell përgjegjësinë ndërkohë që u kushtohet pikturave dhe trashëgimisë së tij kulturore (apo politike)? Sidoqoftë, vihet re se nuk është si Berisha që kryente gjithçka vetë, por edhe delegon. Ndoshta nga PS-ja e kanë mësuar se zullumi është kolektiv, por përfitimet mund të jenë edhe personale.

(c) 2018, autori

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.