Ku je ti, dritë, është mëngjesi

Nga: Cesare Pavese
Përktheu: Renato Kalemi

Mëngjeset zvarriteshin të kthjellët

e të zbrazët. Kështu çeleshin

dikur sytë e tu. Mëngjesi

shkiste ngadalë, si një vorbull

e palëvizshme drite. Heshtte.

Ti e gjallë, heshtje; çdo gjë

jetonte nën sytë e tu

(pa brenga pa afshe pa hije)

të kthjellëta, si deti i mëngjesit.

Ku je ti, dritë, është mëngjesi.

Ti ishe jeta e çdo gjë tjetër.

Tek ti merrnim frymë zgjuar

nën qiellin që brenda nesh është ende.

Pa brenga pa afshe atëherë,

pa dritën e zymtë të kësaj dite

të mbytur e të ndryshuar. O dritë,

kthjelltësi e largët, frymëmarrje

gulçuese, hidhi sytë e kthjellët

e të palëvizshëm mbi ne.

I errët është mëngjesi që zvarritet

pa dritën e syve të tu.

(30 mars 1950)

Filed under: Lart & Poshtë Tagged: cesare pavese, perkthime ne shqip, perkthime nga italishtja, renato kalemi

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Scroll to Top