Kur krimi mbrohet dhe ushqehet ne familje


Shtator 2011
Një ngjarje e rëndë është zbuluar sot në qytetin e Korcës pas denoncimit që ka bërë në polici një nënë e re.
J.Z , nënë e 2 fëmijëve, 4 dhe 6 vjec S.Z dhe G.Z ka denoncuar në polici kunatin e saj, vëllain e burrit për ngacmim seksual të fëmijëve të saj.
Korrik 2011
Vetëm një ditë pas skandalit të ndodhur në Devoll ku një 12 vjeçar është përdhunuar nga dy persona, nëna e të miturit ka deklaruar se ky nuk ishte rasti i parë. “Brenda 1 viti djali im ishte përdhunuar afro katër herë, madje njëri nga autorët e ngjarjes e kemi dhe në rreth krushqie

Kategoria më e pambrojtur në këtë shoqëri është ajo e fëmijëve, e pambrojtur nga shteti, që nuk ka një institucion apo qoftë dhe një numër telefoni ku mund të denoncohen prindërit që dhunojnë fëmijët e tyre si përmes «profesionit » të lypsarisë, ashtu dhe përmes dhunës së ushtruar ndaj tyre në formë direkte apo indirekte.
Rastet e fundit që evidentojnë ‘dorëzimin’ më në fund të nënës duke denoncuar dhunimin shumë vjeçar të kryer ndaj fëmijës/ fëmijëve të saj, vetëm pas viteve të tëra apo herëve të përsëritura nxjerrin në pah dy fenomene 1) Fëmijët janë kategoria më e pambrojtur e shoqërisë. 2) Familja shqiptare për hir të ‘turpit ‘ apo « nderit » e kultivon krimin brenda saj . E mbron atë, pse jo ushtron dhe dhunë të një forme tjetër në mënyrë që « turpi » të mbahet i fshehtë sa më gjatë, përse jo në përjetësi. Ndërlikimi i gjendjes, ku viktima damkoset me « turpin » është serish tepër i spikatur. Në të vërtetë pedofilia, incestet , dhunimet ekzistojnë kudo por të mbulohet me kaq forcë krimi në familje me duket fenomen shqiptar.
Në të tilla raste , ndryshimet në shoqëri duhet të nxiten në formë vertikale nga lart poshtë. Shteti duhet të jetë i pari që t’i japë rëndësi mbrojtjes së kësaj kategorie, në mos duke evidentuar policët që refuzojnë të zbatojnë ligjin, pasi sfidojnë anën patriarkalë të problemeve. Pushtetarët tanë, më së paku, duhet të krijojnë një infrastrukturë informacioni ku promovohet qartazi praktika e të denoncuarit të krimit në familje nga vetë familjarët , anëtarët e dhunuar, apo si në rastin më të fundit në Korçë, të nënës ndaj bashkshortit dhe kunatit.
Sigurisht, studimet kanë treguar se sa më pak i arsimuar të jesh aq më shumë do të jesh i/e prirur të jesh viktimë ndaj dhunës apo varësisë financiare ndaj tjetrit. Kështu nëse je gjinia femërore në kombinim me anën patriarkalë të të funksionuarit të shoqërisë shto këtu dhe klishenë e familjës së shenjtë, që nga të tjerët mund të dhunohet, por ti duhet ta mbulosh, e bën të pamundur denoncimin e krimit që ushtrohet brenda saj. Qershia mbi tortë është dhe vetë mospromovimi i një zyrë apo numri telefoni, që mund të ekzistojë në ndonjë shkresë, por që dhe unë si qytetare e thjeshtë nuk e di ku mund të dënoncoj prindërit psh që abuzojnë më fëmijët ë tyre kur vetë unë jam dëshmitare e një ngjarjeje të tillë.

Këto lloj ndryshimesh kaq të nevojshmë patjetër që kanë dhe koston financiare. Ka ardhur koha që përtej promovimit të denoncimit të krimit brenda familjes i cili duhët shoqëruar me një program mbështetës financiar, duhet bërë më shumë rreth njohjës së të drejtavë më bazike të njeriut. Duke ecur në tehun e hollë mes vlerës e antivlerës, pesha që kjo shoqëri po paguan është tepër ë lartë. Ka ardhur koha të jemi më pak gjithologë, të analizojmë problemet e t’u qasemi një nga një. Kështu pra, Ministria e drejtësisë, unë Alida Karakushi, dua të di që nesër numrin e telefonit ku mund të denoncoj prindërit që përdorin fëmijët ë tyrë për lypsari në rrugë, dua të di që mund të këtë një numër ku mund të dënoncoj dhunën që ushtrohet ndaj fëmijëvë pikërisht atyre në vëcanti!
Nuk mjaftojnë OJQ-të e viktimave, zotërinj pushtetarë, është koha të jeni më teknikë e realistë!
Mbase vetëm atëherë do të fillojmë të jemi më pak hipokritë në këtë shoqëri, mbase familja si term do të humbasë njëfarë shkëlqimi, por është pikërisht ky shkëlqim fals mes tjerash që po e dëmton atë.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Scroll to Top