Mbi rrymë

Foto e marrë nga “Antichrist (2009)”, Lars Von Trier.

Nga: Arti Lushi

Ndërmjet, por edhe përtej dy besëtytnive të përjetshme,
dashurisë dhe vdekjes,
buzëqeshja e një shtjelle uji
ia ndryshon rrjedhën profecisë së vetëpërmbushjes,
madje, si ta them,
e ndrydh atë me një tjetër imazh joshqisor;
Shpërthim, pak a shumë si në çastin e krijimit te universit
kur mendja dhe shpirti i Hyut u puqen ne një pikë.

Një çik më poshtë,
mbi rrymë,
larva parandjen mall dhe krisje urnash.

Filed under: Lart & Poshtë, Letërsi Tagged: Arti Lushi, autore te rinj, Mbi rryme, poezi ne shqip, shqip.autore te rinj

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Scroll to Top