Nipërit shqiptarë rihapin shkollat maqedonase në Pellagoni

NIPËRIT SHQIPTARË RIHAPIN SHKOLLAT MAQEDONASE NË PELLAGONI

Nipërit Pellagoni

Nipërit Pellagoni

Nuset nga Shqipëria kanë shkaktuar çudi demografike në rajonin e Pellagonisë në Maqedoni. Në kushte kur zvogëlohet popullimi i vendbanimeve dhe zvogëlimit të natalitetit, në fshatrat e Pellagonisë në tetë vitet e fundit janë martuar rreth 70 femra nga Shqipëria të cilat kanë lindur rreth 100 fëmijë.

Nuse nga Shqipëria ka në fshatrat Srpce e Poshtme, Krlino, Mogilla, Tepavci, Dallbegovci dhe vende të tjera. Gjatë këtij viti gjysma e nxënësve të klasës së parë në shkollën më të vjetër fillore “Goce Dellçev” në Demir Hisar janë nga nënat që vijnë nga Shqipëria.

Falë martesave dhe rritjes së popullatës nga këto femra shqiptare, në fshatin Rapesh pas 25 viteve për herë të parë është dëgjuar zilja e shkollës, në Tepavci është rinovuar shkolla e fshatit, kurse në Dallbegovci është ndërtuar shkollë e montuar, shkruan REL, transmeton “Zhurnal”.

Shumica e nuseve nga Shqipëria edhe pse jetojnë nëpër fshatra dhe merren me blegtori, janë të kënaqur nga jeta në Maqedoni. Por, me zhvillimin ekonomik të Shqipërisë dhe përmirësimin të situatës financiare në vitet e fundit është zvogëluar numri i femrave shqiptare të interesuara që të martohen në Maqedoni.

“Unë jam nga Durrësi, por fatin e kisha që të martohem këtu. Jetoj në Krklino, kam djalë 3 vjeçar dhe një vajzë. Më parë kur t’iu thoshe vajzave nga Shqipëria që të martohen këtu, menjëherë vinin. Tanmi rrallë që pranon dikush. Më parë Durrësi nuk ishte kaq i zhvilluar, tani është bërë gjithçka, shumë është i zhvilluar, atje është më mirë dhe vajzat thonë se nuk duam të martohemi në Maqedoni”, thekson Violeta Prendi nga Shqipëria.

Në fshatrat e Manastirit ende është i madh numri i beqarëve, kurse vajzat martohen vetëm në qytet. Vetëm në fshatin Bukovo ka 40 beqarë. Nga 340 vendbanime në rajonin e Pellagonisë rreth 77 për qind janë të shpërngulur ose kanë numër të vogël të banorëve.

Nga gjithsej 9 komuna të rajonit të Pellagonisë, 5 prej tyre janë shënojnë pleqëri të thellë të popullatës.

Vënë nën:Maqedonia, Mesele kombëtare Tagged: maqedonët, shqiptarët

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Scroll to Top