NJË INSTITUT I RI

Tetori i Librit në Tiranë u mbyll me një instalacion në Sheshin Skënderbej: një konstruksion i lehtë, me pamjen e Fjalorit të Gjuhës Shqipe.

Sipas ministres së Kulturës Elva Margariti, instalacioni sjell edhe “Një mesazh për të njohur dhe dashur gjuhën tonë!”

“Kopertina” e kësaj kulle të papritur të shqipes mu në qendër të Tiranës rimerr, në formë të thjeshtuar, atë të Fjalorit të gjuhës shqipe, botim i vitit 2006.

 

Me një ndryshim të spikatur: janë hequr emrat e autorëve të veprës.

Dhe një ndryshim tjetër jo dhe aq të spikatur: Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë del, në Instalacion, si Instituti i Gjuhës dhe Letërsisë.

Ja edhe detaji:

Turp.

I gjuhës është Fjalori, o të mëdhenj; ndërsa Instituti është i gjuhësisë. Ndërsa ju, që ngrini këto kulla kartoni, nuk qenkeni as të njërës, as të tjetrës.

Nuk di sa mund të ketë kushtuar kjo gjë (për mua shpërdorim i parasë publike), por di që, ata që e kanë ngritur, njëkohësisht e kanë përdhosur gjuhën shqipe dhe institucionin që, për mirë ose për keq, është kujdesur shumë vjet për të.

Po sot, instalacioni u sulmua nga protestuesit për Kopshtin Botanik, që vendosën aty mbishkrimin:

NA KA MBIRË VELIAJ NË KOPSHT

Mbishkrimin e mbuluan sakaq me bojë të bardhë punonjës të zgjedhur të Institutit të Gjuhës dhe të Letërsisë.

 

© 2019, Peizazhe të fjalës™. Të gjitha të drejtat të rezervuara. Lutemi kopjojeni pa gabime të trasha.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Scroll to Top