NPSS?

Teksa dilja nga shtepia e motrës sime Blerit, poshtë pallatit qëdronte në këmbë I kthyer me shpine nje burrë në korridorin e jashtëm, nuk e di ç’moshë kishte por duhet ti kishte kaluar të 50-tat. Kur ke dikë përpara teje por që është me shpinë ke liri automatike vrojtimi të detajuar, unë zakonisht nuk e ndjej të nevojshme, edhe pse e di se çunat e kthejnë kokën kur shohin vajza qe ecin përshembull , sidomos ato që janë elegante apo veshur me minifunde. Në këtë ditë shiu me gjyma të shikoje dikë që qëndronte me shpinë ndaj atyre që dilnin dhe me fyturë ndaj atyre që hynin në pallat më bënte tejet kurioze në gjendjen e tij, një kuriozitet harmonik me instiktin, ku të ofrohen vetëm disa sekonda për të procesuar panoramën njerëzore të mjeruar para teje.
Ai kishte vënë nje xhaketë mbi kokë, nuk ia pashë fytyrën, kishte disa pantallona që I vareshin por sytë me vajtën me shpejtësi tek kepucët ( në moment mu kujtua një shprehje që thuhet mes vajzash por që më eshtë dukur gjithnjë budallallek,” burrat shihen tek kepucët”) . Këpucët në fjalë I ngjanin siperfaqes së atij byrekut te fryrë e të çarë, vetëm se nuk kemi te bëjmë me ngjyre nuancash të kuqërremta por disa flete te zeza flije .

Nuk ndala dot, edhe pse e mendova për disa moment të gjata atë njeri pa fytyrë, deri tek tjetri dmth pas 60 metrash distancë. Bulevardi Bajram Curri sapo kalon urën që përshkon rrugën Sami Frashëri, kësaj radhe në trotuarin e djathtë teksa zbret pashë nja burrë që duhej të ishte I moshuar mbi 60, nuk mbante çadër, ishte ulur mbi një jastëk, hedhur mbi supe nje si tip postaçie deleje, e vereja këte materie që pavarësisht se binte shi I dendur ( si ç’po bie dhe në këto momentë) sikur qëndronte e paprekur nga shiu, më bëri përshtypje shikimi thuajse krenar I këtij burri te moshuar me thinja që shoqërohej me një lloj buzëqeshje teksa I kalonin makinat përpara , dhe këmbët tërësisht të zbathura që hasnin bulevardin.

Deri tani në Tiranë kam parë fëmijë te vegjël apo të mitur, herë herë ndonjë individ me aftësi të kufizuara, ndonjë plakë rome, por nuk kisha parë të moshuar të qëndronin në rrugë, këta të fundit nuk flasin, bëjnë ndonjë gërmëzim apo kalim mesazhi me një shikim.. Nuk mu dukën as të dehur as të droguar siç më ka rënë rasti të shoh në qytete të tjera europiane port të heshtur dhe ndonjë gati gati I turpëruar..Mu kujtuan ata që quhen SDF në Francë .. po tek ne si do quhen ? Njerëz pa Shtëpi Stabël ? (NPSS)

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Scroll to Top