Pushime si këto

Jemi në fazën e konsumimit të pushimeve me nevojën gati akute për të hedhur sa më shumë e nga cdo kënd foto në facebook. E po t’i vëzhgosh këto foto ulur me celular diku në Tiranë apo kudo tjetër, zor se arrin ta bësh dot ndryshimin nëse postuesi është në Korfuz, në Jug apo në Shëngjin. E edhe pse tre vendet ofrojnë tre standarde të ndryshme, përqasja e pushuesve ndaj tyre është e tëra e njëjta: “Oh sa bukur është këtu. Oh sa mirë po ia kalojmë”!

PRONA LUGAT

Krimet në Shqipëri sot konsumohen për gjithfarë motivesh të ulëta – grindje banale, xhelozi, zënie rruge në trafik, një kompliment i lëshuar jo në kohën dhe vendin e duhur, një varëse e bukur, radioja e ndezur me zë të lartë, një “ça ke që shef”, you name it. Megjithatë, shumë, tepër shumë vrasje dhe lëndime […]

PRONA LUGAT (II)

Argumentet kundër “sugjerimit” tim janë të forta, të vjetra, solide; disa kanë qenë në qarkullim që para se të dilte Manifesti i Partisë Komuniste, njëlloj sikurse të këqiat e pronësisë mbi truallin diheshin që para Marksit. E megjithatë – ky diskutim që bëjmë nuk është teorik; problemi i pronësisë në Shqipëri është real, jo akademik […]

EMIGRANTI NË TIRANË

Vera po ikën dhe emigrantët e lënë Shqipërinë në grupe, duke u shpërndarë në drejtime të paparathënshme kollaj. Është vera emigrante që i jep qendrorësi Shqipërisë më shumë se gjithçka tjetër. Por as nuk e bën dot europiane, as ia zgjidh dot problemet që ka. Sidomos tani që remitancat emigrante bien rregullisht çdo vit. Shqiptarët, […]

TË FLASIM DREJT

Të rrimë shtrembër e të flasim drejt, thotë një fjalë shqipe. Megjithatë politika shqiptare dhe mediat na japin çdo ditë shembuj se si fjalët nuk tregojnë çka shënjojnë, por diçka tjetër që ka pak, ose aspak, lidhje me realitetin. Një nga problemet që ka sot ligjërimi publik shqiptar është edhe ai i mbledhjes së fjalëve […]

E VËRTETA NË POLITIKË

Njerëzimi e ka pyetur gjithnjë veten për lidhjen që ekziston midis politikës e së vërtetës. Boja e konsumuar për përsiatjet e pafundta rreth kësaj teme nuk i ka dhënë ende zgjidhje përfundimtare, ngaqë paraqitet vazhdimisht e gjithnjë me forma të reja. Fjalia që mund të na duket si pohim banal (Politikanët duhet ta thonë gjithnjë […]