PORCILE (1969) nga Pier Paolo Pasolini

Përktheu: Renato Kalemi

Fragment i shkëputur nga filmi “Porcile” (1969):

Fshatari: Vajza e vogël, Z. Herdhitze, po thoshte të vërtetën.

Z. Herdhitze: Fjalë për fjalë?

Fshatari: Derrat po hanin një njeri dhe…

Z. Herdhitze: Dhe çfarë?

Fshatari: Ishte vërtet Z. Julian. Por, tashmë…

Z. Herdhitze: Tashmë?

Fshatari: Tashmë derrat po përtypnin copat e fundit të Z. Julian. Njëri kishte një dorë në gojë dhe të tjerët po përpiqeshin t’ia merrnin dhe ta hanin për vete. Ato kafshë të ndyra e hëngrën të tërin.

Z. Herdhitze: Të tërin? As edhe një gisht nuk shpëtuat? Një tufë flokësh?

Fshatari: Jo, asgjë. Asgjë.

Z. Herdhitze: Ata derra e fshinë fare?

Fshatari: Po, zotëri. Po të mos ta kishit parë me sytë tuaj duke ngrënë një burrë, nuk do ta merrnit vesh kurrë se kish ndodhur.

Z. Herdhitze: Nuk mbeti asgjë prej gjëje? Një copë rrobë, një shuall këpuce?

Fshatari: Jo, asgjë.

Z. Herdhitze: Një kopsë?

Fshatari: Hiç, asgjë fare!

Z. Herdhitze: Atëherë, shshshttt, mos i tregoni kujt.

Filed under: Lart & Poshtë, Letërsi Tagged: perkthime ne shqip, perkthime nga italishtja, pier paolo pasolini, PORCILE (1969), renato kalemi, shqip.autore te rinj

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Scroll to Top