Punë pa studim


Ndërkohë që jam e lumtur sa herë që njoftohem për evente në Panairin e dytë ‘work and study’ që u organizua më se fundmi tek Pallati I Kongreseve ( dt 7,8, 9, Tetor) e shkruaj pa frikë se ky event ishte zhgënjimi I radhës , si nga forma dhe nga përmbajtja.
Fillimisht u habita që ky panair po mbahej në datat aq tangjente siç ishte data 10 Tetor ku dihet fillon viti I ri akademik, e ku nënkuptohet që regjistrimet a priori janë bërë dite në mos javë përpara, nënkuptohet gjithashtu se mbase shqetësimet e tyre në dy ditë para fillimit të studimeve duhet të ishin të llojeve teknike, pse jo duke kërkuar dhoma apo apartamente me qera, pse jo shumë prej tyre nuk do ishin fare në Tiranë pasi vijnë nga rrethet dhe do të deshironin ti kalonin me familjen ditët e fundit para fillimit të vitit të ri akademik. Por jo, organizuesit nuk e kanë parë të arsyeshme që ti konsideronin këto detaje, po ashtu me sa kuptova shumë nga pjesmarrësit ishin lajmëruar vetëm 3 -4 ditë para për eventin, gjë që shpreh qartë se çdo gjë është planifikuar sipas zgjimit në mëngjes të ndonjë zyrtari I cili kishte parë me vonesë që në agjenden e tij duhej të ishte organizuar dhe ky event. E kështu çdo gjë si zakonisht bëhet në momentin e fundit alla shqiptarqe siç e kemi zakon.
Për ata që nuk e dinë ‘work and study’ në shqip përkthehet ‘punë dhe studim’ që në emërtimin e tij pra ky panair të zhgënjen. Pyetja lind kush janë organizatorët mos vallë janë të huaj, të huaj këta që nuk duan të integrohen, se në fund të fundit dhe organizata të huaja të ishin kur I drejtohen një grupi kaq të rëndësishëm të shoqërisë shqiptare medoemos do ishin përshtatur disi. Por jo, në listën e organizuesve apo më së paku sponsorve kryesor te ketij eventi kemi: METE, MASH, MPCSSHB, pra duket qartë që janë institucionet shqiptare që apriori përtej mbajtjes së flamurit amerikan çuditërisht në shumë nga zyrat e tyre, kur vjen puna tek servirja e eventeve të këtij lloji duhet të kishin një minimum respekti që eventi të paktën të mbante një emërtim në Shqip!
Ecim në shkallët hyrëse një muzikë e lartë rap, për shqipot që nuk e dinë është muzika bababum komerciale në maksimum dhe me një volum të admirushëm për disko në rastin kokret. Në pjesën kryesore të hollit pra në zemër të panairit me një sipërfaqe pa frike 35-40% janë dy kompanitë që kanë zënë vend, përkatësisht: Ande LM , dhe Korbi Education. Duke I përgëzuar sinqerisht këto dy kompani për shkathtësinë e treguar në vendosjen strategjike , si dhe duke ditur se misioni kryesor I tyre në rastin konkret është ndërlidhja me universitetet jashtë Shqipërisë .. lind pyetja mos vallë mesazhi kryesor I panairit është tu thote studentëve shqiptar mbathjani prej Shqipërisë se këtu nuk studiohet.. mund të kenë dhe të drejtë duke pare se sa universitete fantazëm të pa akredituara ka, e duke pare se akoma shiten diploma në disa prej tyre.. gjithsesi një mesazh I tillë nuk mund të pritej nga institucionet qeveritare.
Vijojmë në perimetrin e hollit qendror ku realisht ka një numër të madh universitetesh, shumë nga ata emra I dëgjova per herë të parë. Pashë një universitet Britanik që ishte në Shqipëri po me emër tjetër. Cdo material prezantues ishte në anglisht dhe sërish pyetjes nga ana ime se si mund të kuptonte një student që nuk di anglisht mbi programin e tyre një vajzë simpatike mu përgjigj se mund të shohin dritaren elektronike në internet.. Shikoj një universitet tjetër, më terhëq syrin pasi pamfleti prezantus ka si vit themelimi të tij vitin 1998.. duke e ditur se universiteti I parë privat është themeluar pas vitit 2000 I pyes si është e mundur që paskan qenë në hije. Përgjigje: Në fillim dmth atëherë kishim vetëm disa kurse . Tani un mendova me vete se një ditë kopshti I vogël privat I lagjes ku banoj pas 20 vitesh mund te formatohet në universitet e pse jo të vendose ditën e themelimit te kopshtit si date fillestare..
Në të vërtetë duhet thëne se prezantueset e stendave të universiteteve ishin shumë të sjellshme por po aq e vërtëte eshte se të gjithë pretendonin të kishin stafin më të mirë akademik.. nga ana tjetër kur u kërkoje listen me emra të këtij stafi, dukej si pyetje e çuditshme. Nga ana e materialeve shtoj se disa I kishin kopjuar sfondet dekorative pamfleteve te outdoor advertising të bankës Procredit. Megjithatë un uroj qe plagjiatura apo niveli I lejimit të kopjimit në këto institucione të mbesë vetëm aty. Broshurat në shumë raste mund vetëm të shikoheshin.. pasi kushtonin shumë.
Më në fund në një cep pashë një kompani italiane e industrisë së tele-komunikimit (call center) e cila përfaqësohej nga dy punonjës Italian. Realisht kompani të këtij sektori kanë gjetur vend të përshtatshëm në Shqipëri, për një student të marrë deri ne 300eu/muaj duke punuar 6 ore në dite më duket ndihmë e madhe por ja që nuk paska pasur student rrotull me thonë ata ose të paktën numri I tyre ishte minimal. Nga biseda I pashë tepër të zhgënjyer dhe me konfirmuan pa pikë dyshimi se nuk do merrnin më pjesë në këtë panair (aq sa mund të behet traditë mendoj un), sikurse fillimisht mund të jenë zhgenjyer që dhe une nuk isha e interesuar.. mbase isha personi i katërt me të cilin mund të kishin biseduar.. Pertej ndonje banke të pranishme pjesa ‘work’ e panairit dukej e pa pranishme gjithsesi. Mbase përpos mënyrës jo vizinare, jo profesionale të organizimit të këtij eventi duhet të besojmë se realisht ky kombinim I punës me shkollën është akoma në embrion në kulturën tonë shoqërore, dhe ky fakt do te justifikonte sadopak numrin minimal te atyre kompanive që ishin aty. Por e vërteta është që aty ku reklamohet puna dhe studimi mbase duhet që vetë ata që i organizojnë keto evente të kenë studiuar, e të kenë punuar.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Scroll to Top