Requiem mjekësisë

Farmacia vijon të jetë pa ilace. Mjeku të takon shkallëve, të thotë dicka me lidhje, pa lidhje, i përgjigjet telefonit, shtyn një derë, kërkon dhe një vulë. Ti e ndjek nga pas. Pas tej, edhe një turmë tjetër, si ti. Të gjithë hapin veshët. “S’e paska me mua. I imi nuk ka këtë sëmundje”. Pritet fatura, merret kartela, takohet bluzëbardha një, dy, tre, njëqind e tre. Roja s’ta hap derën deri sa t’i drejtosh dorën nga xhepi. Ves i përhapur tek gjithkush që ndesh nëpër papastërtinë jo vetëm fizike që quhet “spital”. Përse paguhen gjithë këta njerëz, profesionistë, administratorë e mirëmbajtës në këto godina?

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Scroll to Top