RINGJALLJA E EKO-FEMINIZMIT

Sikundër në një marshim të mëparshëm të muajit mars për mbrojtjen e planetit edhe të premten që shkoi në qytete të ndryshme të Francës u shfaqën një numër parullash që mbaheshin nga gra manifestuese, ku midis të tjerash shkruhej : « Buffe ma chatte, pas la planéte » (Kafsho p… tim jo planetin).

Problemi në të vërtetë nuk është aq erotik sa duket (fort larg një gjëje të tillë) dhe për të kapur thelbin e tij, po rreshtojmë këtu më poshtë disa nga format më të diskutura në të cilat u deklinuan parrullat e fundjavës. Shkojnë nga më e pafajshmja  «she too» (ku me sa duket lihet të kuptohet se edhe vetë planeti nuk i ka shpëtuar përdhunimit) dhe vazhdojnë « Buffe ma clito (për klitoris), pas le climat », « Enculez- moi plutôt que le climat” (e sikletëshme për t’u përkthyer por kjo nuk i ka penguar ca vajza me shume kurajo, që të bejnë një foto me të dhe të tregojnë me dorë vendin ku, eventualisht, duhet vepruar), « Bouffe des chattes, pas des vaches » (Ha p… dhe jo lopë), mbase për të na kujtuar se rritja e bagëtive është nga veprimtaritë më ndohtëse që mund të bëhet (disa qindra litra ujë për një kg. mish) , “Ma planete ma chatte, sauvons les zones humides” (Planeti im, p… im, të shpëtojmë zonat e lagështa), ku vërehet një paralelizëm i qartë, besoj, midis seksit femëror dhe ekosistemeve delikate e të rrezikuara lagunore.

Në të njëjtin drejtim rrihnin edhe parulla të tjera, edhe pse duke përdorur lojë fjalësh, siç lexohej në njërën prej tyre : « On nique pas sa mer », ku fjala e fundit mer (det) në shqiptim nuk ka shumë ndryshim nga mère (nëna), ndërkohë që në parullën që mbante një studente shkruhej: « Laissez la nature vierge, baisez-nous » (Lëreni natyrën të qetë, na q… ne).

Në sy ra edhe një parrullë tjeter ku shkruhaj “Lechez des clitos, pas le cul de Monsantos” (Lëpini klito, jo b…e Monsantos, një kompani amerikane kjo e specializuar në bioteknologjitë bujqësore, por mjaft problematike ne prodhimet e insekticideve, të farërave gjenetikisht të ndryshuara etj).

Ndonse duket si një udhëtim ekzotik i vonuar në anatomine gjenitale femrore për ata që e kanë harruar, në të vërtetë parrulla të tilla përbëjnë një arsenal me synim të qartë për të shokuar, tërhequr vëmendjen dhe prekur shpirtërat delikatë të ca mashkullorve (por jo vetëm të atyre) që kanë në dorë më shumë se të tjerët, pra politikanëve, ligjëvënësve (dhe që eventualisht e kanë harruar prej kohësh anatomine në fjalë).

Për të shpupuluar ca këtë përzierja gati gotike të disa funksioneve grarishte dhe mëmës-natyrës një numër gazetarësh iu drejtuan sociologëve të njohur e të specializuar të fushës. C. Bard e Universitetit te Angers-it thotë se nëpërmjet këtyre parrullave kërkohet të krijohet një opozicion midis tokës-mëmë dhe patriarkatit shkatërrues. Një mënyrë për t’u thënë burrave: çfarë keni bërë ju që keni pushtetin ekonomik, politik e shkencor prej shekujsh? Shihet qartë në to lidhja midis dominimit mashkullor, edhe në dimensionin e tij seksual dhe shkatërrimit të mjedisit.

J. Bugart-Goutal, një filozofe që merret me ketë subjekt që prej shumë vitesh, brenda kësaj lëvizjeje sheh mjaft nënshtresa lëvizjesh të tjera që në një farë mënyre lidhen mes tyre nga ideja se armiqtë e armiqve të mi janë miqtë e mi. Ajo thotë se aktualisht është fjala për një luftë sipas së cilës mbrojtja e mjedisit dhe emancipimi i gruas kërkon të luftohet kundër një shtypësi të përbashkët.

Për eko-feminizmin, ekziston një lidhje të ngushtë midis nënshtrimit të gruas dhe natyrës: është fjala për të njëjtin shfrytëzim. Puna pa shpërblimin e duhur të gruas sikundër ajo e natyrës, zhvleftësimi i vazhdueshëm i të dyjave.

Në një farë mënyrë shtypësi i të dyjave mund të quhet (pak i ëmbëlsuar) kapitalizmi patriarkal. Pra, asgjë anormale nëse gjatë këtyre manifestimeve u hodhën edhe aq shumë parrulla antikapitaliste.

Në të vërtetë, origjina e emrit të lëvizjes, nuk kaluar pa polemika. Kjo thjesht për faktin se ai është shfaqur për herë të parë në shkrimet e F. d’Eaubonne më 1974, pra pikërisht atëherë kur prej dekadash Franca njihte një zhvillim të jashtëzakonshëm ekonomik, por që nuk mund të thuhet se pati edhe respektim të normave ekologjike. Gjithsesi më tej shpërthimin e tij të vërtetë eko-feminizmi do ta njohë në Amerikë, në të njëjtën kohë me lëvizjen antibërthamore.

Ringjallja e saj kohët e fundit qartëson gjithnjë e më tepër se ajo çka deri tani ishte cilësuar si çështje e brendshme, intime, del që nuk nuk është aspak e tillë. Edhe intimiteti i njeriut është krejt politik, pra. Pasojat e një planeti të ndotur sot në ditët tona, njerëzit po i ndjejnë çdo ditë, në mishin e tyre, në trupin e tyre.

Dhe, nuk mund të thuash aspak se në këtë kuptim lëvizja kjo është e parëndësishme.

Ne megjithatë, po kufizohemi vetëm me kaq, nuk po flasim për reagimet në rrjetet sociale, shpesh herë të dhunshme e fyese, edhe pse një fare etike kërkonte që të shfaqeshin nën petkun e një moralizimi disi të shkuar mode.

Personalisht mendoj se një lëvizje e tillë nuk do të qe shfaqur në këtë formë, pra si një përzierje e liberalizmit seksual dhe krizës mjedisore, po qe se nuk do të ishte paraprirë nga lëvizja me too. E vërteta është se gratë janë përdhunuar prej shekujsh, përjetësisht, por u deshte që disa prej tyre ta shprehnin dhe pranonin hapur atë që kishte ndodhur, që më në fund një akt i tillë sa i papranueshëm aq edhe i neveritshëm, të denoncohej si kurrë ndonjëherë më parë, me emër dhe fytyrë zbuluar.

Pastaj, paralelizmi me denoncimin e përdhunimit të natyrës, nuk do të ishte veçse çështje kohe.

Që një lëvizje e tille të zbresë edhe në Shqipëri, për këtë them se duhet të jemi optimistë, edhe pse ka shenja se aty lëvizja feministe është çështje burrash!

Veçse kjo nuk i bën aspak të papërdorëshme edhe parrullat e mësipërme të grave dhe vajzave franceze. Natyrisht del problemi i zevëndësimit të një fjale. Por jo më shumë.

(c) 2019, autori.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.