SHQIPJA PËR TË GJITHË

dyzet rregulla doracake

Frymëzuar nga Umberto Eco-ja

1. gjithnjë fillojini fjalitë me shkronjë të madhe.

2. Përdor vetën e dytë shumës, kur u drejtohesh eprorëve ose njerëzve që nuk i njeh.

3. Trepikëshi… tradhton… shenjat e para… të Alzheimerit.

4. Të mos përdoret pa vend pësorja.

5. Mos përdorni pleonazma të kota, të tepërta dhe të panevojshme.

6. Purifikojeni ekspresionin nga forestierizmat.

7. Kur përdoret, me vend presja ia hijeshon, ritmin frazës.

8. Tregoni kudjes për drejtëshkrimin.

9. Kallzuesi gjithnjë duhet të përshtaten në numër me kryefjalën.

10. Më mirë pini më pak kafe, se ta teproni me pikëçuditëse!!!

11. Bëjuni derman turqizmave, ju kam rixha…

12. Duhet me e shmangë paskajoren gege.

13. Kujdes nga metaforat e përziera: shapi nuk bëhet sheqer.

14. Mos e fyeni lexuesin, morracakë!

15. Mos ngatërroni fjalë si arë dhe arrë, radhë dhe rradhë.

16. Mos i vini në “thonjëza” fjalët thjesht për t’i nxjerrë në pah.

17. Mos e teproni me citate latine ad usum delphini.

18. Kllapat janë lemza (në kuptim figurativ) e shenjave të pikësimit (e them me shaka).

19. Ruani njëtrajtësinë e vetës, kur i drejtohesh dikujt me shkrim.

bufi20. Numra si 1, 2, 3, 4 dhe 5 duhen shkruar si fjalë.

21. Perdorni te tridhjetegjashte shkronjat e gjuhes.

22. Është e gabuar t’a shkruash fjalën ta me apostrof.

23. Gjithnjë vendosni një pikë në fund të fjalisë

24. Ç’i shtyn vallë disa të përdorin një varg pikëpyetjesh???

25. Mos përdorni theksa, për të dalluar midis homografeve, si para dhe pará.

26. Shmangni shkrt. e panvjshm.

27. Emrat e përveçëm të huaj, si Washington ose Nietzsche, duhen shkruar ashtu siç shqiptohen.

28. Emrat e përveçëm të huaj, si Washington ose Nietzsche, duhen shqiptuar ashtu siç shkruhen.

29. Dypikëshi: gjithnjë përdoret në fund të një fjalie të plotë.

30. Emrat e gjuhëve, si Shqip, Italisht, Hungarisht, shkruhen gjithnjë me shkronjë të vogël.

31. Emrat latinë të sëmundjeve, si ileti, ashkthi, burthi, fruthi, gërhaçi, dhjamthi, përdhesi, majasëlli, i thati në lukth, skrofulla, grahmëza, shapthi, oftikaja, shytat duhen shkruar me korsive.

32. Mos e teproni me shënime në fund të faqes.[1]

33. Trepikëshi i mbyllur në kllapa katrore shënjon […] vendin kur duhet të merrni frymë kur e lexoni […] tekstin me zë të lartë.

34. Emrat mashkullorë që e formojnë shumësin me prapashtesën –ra, e ndërrojnë gjininë në shumës, p.sh. zëra të rinj, libra të reja.

35. Gjithnjë fjalinë dëftore duhet ta filloni me kryefjalën.

36. Alfabeti i shqipes, nga A-ja te Z-ja, përmban 36 shkronja.

37. Fjalët e krijuara rishtas pa nevojë e shpasurojnë gjuhën.

38. Siç e ka thënë më se një herë edhe Faik Konica, verifikojini citatet para se t’i përdorni.

39. Antonime quhen fjalët me kuptim të kundërt, p.sh. katolik/ortodoks

40. Sinonime quhen fjalët me kuptim pothuajse të njëjtë, p.sh. katolik, ortodoks (me kuptimin i krishterë)


[1] Përveçse kur e shihni të domosdoshme.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.