Stadium Arcadium

Nga Enera Hiver

Sot ka diell.

Fytyra ime

ngrohet nën të

e një gëzim

zë vend

siç

gëzoja

kur të shihja

herëve të para.

Dëgjoj

Stadium Arcadium,

një pasqyrë në hënë,

thuhet në këngë

e mendja mi kalon limitet.

Mos më shih ashtu,

se unë e lirë

s’kam lindur

Koha më hedh

zinxhirë

që nuk më lënë,

e limite të llastuara

shpesh

gëlojnë.

E zakonshmja

më mërzit.

Ky qytet

shpesh herë;

e dua të iki,

të rend.

Por, larg teje jo!

Nën këtë diell

nën këtë tingull

ku ekzistenca e zinxhirëve

shkrin

Unë shpërbëhem

në njëmijë e një pjesë

bashkë me to,

e çdo qelizë kapërcen

kufijtë e gjallimit.

Mjafton një Stadium Arcadium

në vend të pasqyrave

për t’u parë.

E di?

Dielli duhet të lindë

dhe netëve të errëta.

Bëje të lindë!

Se

ditës

nuk i duhet një diell.

Natës, po!

Filed under: Lart & Poshtë, Letërsi Tagged: enera hiver, poezi ne shqip, shqip.autore te rinj

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.