The Shining

melancholia, lars von trier

Nga: Arti Lushi

Sintaksa e syrit.
Frymëmarrje dhe frymëngjizje.
Nga ana tjetër e dritares dëshmoj ngritjen e embël të pluhurit.
Dhe mendimi i lig që iku jeta, ashtu si dashuria.

Radioja, bustina e sheqerit, getat e zeza, fatura elektronike…
Dhe befas, aromë portokajsh.
Velëse. Dëshpëruese.
Gjithë kjo urgjencë poetike
Për ta futur universin brenda vetes,
Ose ta lejosh të kalojë përmes teje, së paku.

Je mijëra kilometra larg të qenët i dobishëm
Për gjithë këta shpirtra racionalë e të vjetër.
Aromë portokajsh.
Velëse. Dëshpëruese
Dhe befas ndjen gjethet e vjeshtës të cikin
Katin e parafundit të nënndërgjegjes
Dhe ndihesh 20 vite më i shëndoshë.

Por jo. Jeta është e mirë në fund të fundit.
Bën mirë të jetë.

“Çfarë ke?”, – më pyet kolegu.
Qenkam zbehur, me sa duket.
“E di që qentë e prerive flenë ditën?”
ndërroj temë në çast,
veç për të mos u shkrehur në lot.

Filed under: Lart & Poshtë, Letërsi Tagged: Arti Lushi, poezi, poezi ne shqip, shqip.autore te rinj

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.